Nuk është gjithmonë e lehtë të njohësh apo të dallosh një sjellje toksike në një marrëdhënie. Edhe pse sot gjithnjë e më shumë dëgjojmë të flitet për toksicitetin në çift, apo në marrëdhënie të tjera, personalitete manipulatore, pervers narcist, ne i njohim pak sjelljet toksike të padukshme.
Edhe pse ky përkufizim nuk njihet shkencërisht, nuk mund të themi se është pak i rëndësishëm. Janë katë sjellje të cilat nuk duhen neglizhuar dhe që duhen analizuar.
Gaslighting
Prej shumë vitesh, tendenca e gaslighting” priret të jetë prezente në marrëdhëniet në çift: Ajo përkufizohet nga manipulimi psikologjik.Një njeri mund të përdori fuqinë e tij të bindjes për të ndikuar drejtpërdrejtë në mendimet, idetë dhe veprimet e viktimës së tij. Kjo mënyrë sjellje është shumë e rrezikshme për personin që e pëson duke qenë se sjelljet e parnterit kanë karakteristikë një formë psikologjike që mund të pakësojë dhe të dëmtojë vetbesimin, vetvlerësimin e viktimës. Duke krijuar kështu një izolim social, provokim të ndjesive ankthioze dhe pse jo edhe të episodeve depresive.
Mikro-agresioni.
Mikro-agresionet janë një formë tipike e toksicitetit të padukshëm. Si manifestohet? Mikroagresionet përshkruhen nga sulme të vogla, vërejtjet negative, përçmimet, poshtërimet të cilat mund të ndikojnë emocionalisht një njeri. Ky lloj agresioni mund të nxisë rritjen e stresit dhe të ndikojë në vetbesimin e atyre që e pësojnë një bashkëjetesë me individë që karakterizohen nga këto sjellje agresive.
Neglizhimi emocional.
Ndërkohë që dikush injoron nevojat dhe kërkesat e partnerit dhe tregon mungesë të theksuar empatie, do të na duhet të themi se kemi të bëjmë me një njeri që për fat të keq jeton në mungesë të theksuar dashurie dhe neglizhimi emocional. Kjo formë toksiciteti të padukshëm që mund të jetë e rëndë nga pasojat mund të ndikojë në uljen e vetvlerësimit, ankth, stres dhe mungesë besimi karshi të tjerëve.