Thursday, December 5, 2024
spot_img

VIP-at shqiptarë që patën “luftë” me njeri tjetrin…

- Advertisement -..

Konkurrenca në muzikë e rivaliteti në skenë ka kaluar edhe në personale për disa prej emrave të njohur të skenës.

Nga bashkëpunëtorë e kolegë ata u shndërruan në “armiq” duke nisur sherre me njëri-tjetrin e duke bërë bujë në media.
Pak prej tyre kanë arritur të lënë pas të kaluarën dhe të sheshojnë gjithçka por pjesa tjetër nuk flasin akoma.
Më poshtë ju sjellim disa nga “armiqësitë” dhe zënkat e dysheve të famshme që nuk flasin me njëri-tjetrin madje thumbohen aty-këtu akoma.

Adelina Ismaili&Leonora Jakupi
Është ngjarja në shoubizin shqiptar, që ka ndodhur para dy dekadash, por, vazhdon akoma të jetë shumë e komentuar, madje, edhe po ripërsëritet. Fjala është për zënkën që rezultoi me rrahje mes Leonora Jakupit dhe Adelina Ismailit. Sipas kësaj të fundit, arsyeja e sherrit ka qenë goditja që Leonora i ka bërë të ëmës së saj, pasi dollapi ka qenë i ngushtë. “Po, ka pasur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Mbaj mend se ishte një gardërobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve”, shprehet Ismaili në studion e emisionit. Sido qoftë, Leonora pas 17 vjetëve në një emision ka thënë se do bënte duet me Adelinën, kurse, Adelina e thumboi dje Leonorën, duke iu gëzuar lajmit se vëllai i Leonorës është larguar nga puna. Kjo i bie që sherri mes tyre vazhdon akoma.

Dafina Zeqiri&Estrada
Po themi estrada, e jo ndonjë emër të përveçshëm, pasi, Dafina Zeqiri është këngëtarja që s’flet me disa prej kolegëve të saj, jo vetëm në muzikë, por, edhe në modë. Sherri i saj më i njohur ka qenë me Tunën, duke mos kursyer gjuhën ofenduese ndaj saj, por, që më pas rezultoi me një pajtim, pas shumë vitesh. Sot, Dafina Zeqiri s’flet as me Dj Blunt e Real1, Dj Flow, Lia Stubllën, Taynën, Bleron, Dhurata Dorën, kishte sherr me Noizyn e Mario Novak.

Kejvina Kthella, Oriola Marashi&Einxhel Shkira
Jo vetëm artistët, në zënka janë përfshirë edhe moderatoret e modelet dhe ne këti përmendim vetëm rrahjen mes Kevjina Kthellës, Oriola Marashit me Einxhel Shikrën.
Modelet dhe moderatorja u rrahën mes vete dhe gjithë historia nisi pas disa batuave që Shkria bëri për modelen Kejvina Kthella pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës tek “Dance with me”. Ishin modelet Marashi dhe Kthella ato që shkuan poshtë shtëpisë së moderatores për ta “sqaruar”, por debati degradoi në sherr fizik. Enixhel një sherr në rrjetet sociale e ka pasur edhe me Stresin, e në Big Brother e kishte edhe me Donaldin.

Mozzik&Readi
I takojnë të njëjtës periudhë të fillimit të karrierës. Por, Mozzik dhe Readi nuk kishin një raport të mirë mes vete, madje, ‘dissiratëshin’ shpesh mes vete nëpër këngë. Duke mos mbetur me kaq, në kohën kur Mozzik kishte një koncert në Podujevë, në vendlindjen e Readit, aty më pas shpërtheu dajaku, duke bërë kështu që të jetë i nevojshëm edhe intervenimi policor. Ngjarja u bë aq e madhe, sa u publikuan edhe video e foto të ndryshme nga paniku që u shkaktua në vendin ku u mbajt ngjarja muzikore.


Shyhrete Behluli&Shkurte Fejza
Nëse mendoni se veç të rinjtë janë zënë mes vete, jeni gabim. Janë edhe dy bilbila të muzikë shqipe, që më nuk këndojnë e as nuk flasin bashkë. Fjala është për Shyhrete Behlulin e Shkurte Fejzën, ikonat e muzikës që mes vete kanë ndërprerë çdo raport. Në një intervistë të dhënë, Shyhretja tha se në ceremoninë e shënimit të 40 vjetorit të karrierës së Shkurtes, kjo e fundit se përmendi fare emrin Shyhretës, duke bërë kështu që kjo e fundit të hidhërohet fort, e t’mos i flas më me gojë. E, se a ka pasur edhe diçka tjetër mes tyre, s’u zbulua kurrë, pasi, Shkurta s’ka dashur të flas asnjëherë për këtë temë, shkruan Syri Kosova.

Noizy&Stresi
Jo veç me BS, Noizy probleme ka pasur edhe me reperin Stresi. Zënkat mes tyre ishin të mëdha, duke zgjatur me vite, por, tashmë dyshja janë pajtuar mes vete dhe kanë premtuar se më as nuk do shahen e ofendohen në këngë, e as nuk do krijojnë probleme tjera për njëri-tjetrin.

DJ Blunt, Real1&Gjiko
Edhe kjo zënkë mes këtyre dy grupeve të reperëve kishte fokusin e vet medial. Një diss që DJ Blunt e bëri në rrjetet sociale, duke ofenduar rëndë Ledrin e Gjikon, bëri xhiro dhe u bë aq e madhe, saqë, Gjiko bashkë me Faton Shoshin i shkuan DJ Blunt te dera e shtëpisë, për t’u sqaruar, por, ai nuk ia hapi derën. E më pas, Gjiko, ironizoi me DJ Blunt, duke thënë se erdhi që ta rrah atë me ‘Papuqe Gucci’, ashtu siç quhet edhe kënga e tij që u lansua në atë periudhë kur ndodhi zënka.

OTR&Babastars
Në fakt, jo vetëm këngëtaret janë zënë mes vete. Janë djemtë e shoubizit shqiptar që kanë treguar se ‘dissat’ mes tyre, nuk i lënë vetëm me këngë e me thumbime, por, edhe me rrahje, plagosje e tentim vrasje. Një ‘shembull’ jo i mirë, kuptohet, është ai mes djemve të OTR, grup i repit dhe Babastar, label me frymë të njëjtë muzikore. Një rrahje mes tyre rezultoi vite më parë, ku Noizy dhe djemtë tjerë u zunë me djemtë e BS, duke u rrahur mes vete, madje,Noizy ia mori dhe zinxhirin e qafës njëri prej tyre dhe ia vuri në qafë qenit të tij. Mirëpo, gjërat nuk u mbyllën me kaq. Noizy vite më vonë kishte prapë probleme me Babastars, duke mbetur i plagosur, pas zënkës që kishte me Cozman, plagosje kjo që më pas shkoi në duart e shtetit e u vazhdua me procedura gjyqësore. Sido që të jetë, tashmë gjakrat janë qetësuar mes tyre, duke mos u pajtuar, por thjesht, duke mos u zënë më mes vete.

Jehona Sopi&Adelina Thaçi
“Më do mua” quhet projekti i përbashkët mes tyre, që si tematik kishte një zënkë mes shoqeve, për një burrë. Por, në fakt, kjo këngë mes Adelina Thaçit e Jehona Sopit u bë realitet, pasi, ato patën një zënkë, ama, jo për një burrë. Dy këngëtaret që kishin një miqësi të mirë, pas një periudhe prishën raportet mes tyre, duke mos u kuptuar asnjëherë ajo se çka i çoi deri në prishjen e marrëdhënies shoqërore që kishin ndërtuar në vite. Asnjëherë, asnjëra nga to nuk pranoi të fliste për këtë temë, duke dashur që ta injorojnë totalisht ekzistencën e njëra-tjetrës, ani pse janë takuar në të njëjtin vend.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X