Një moment tensioni i pazakontë ka ndodhur mes Laertit dhe Valbonës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Marrëdhënia e tyre, herë e afërt e herë e ftohtë, ka qenë shpesh objekt diskutimesh, sidomos pasi Valbona ka kërkuar që Laerti të tregojë ndjenjat e tij ndaj saj.
Pas disa skenave të mëparshme ku Laerti ka puthur Gjestin gjatë një sfide dhe më pas edhe Jozin, Valbona u ndie e revoltuar.
Ajo i tha aktorit: “Unë e kam shok Jozin dhe duhet të rri me dikë. Ti nuk erdhe tek unë, isha sot vetëm gjithë ditën”.
Laerti u përgjigj duke e pyetur nëse kishte pakënaqësi ndaj tij, ndërsa Valbona vazhdoi: “Nëse ti më do dhe thua ‘e dua këtë vajzë’, mbaje dhe tregoje”.
Në një moment kulminant, Laerti u ngrit në këmbë dhe u përpoq ta puthte Valbonën, por ajo largoi fytyrën duke qeshur.
Aktori insistoi: “Pse s’më le të të puth?”, por Valbona iu përgjigj qetësisht: “Të puth kur të dua unë”.
Pavarësisht këmbënguljes së Laertit, Valbona nuk e lejoi të vazhdonte.
Në fund, Laerti i tha: “Dëshiron të rrish me shtëpinë, por shtëpia nuk të do”.