Sunday, March 16, 2025
spot_img

Reagon Xheneta pasi u fut në “BBVA”

- Advertisement -..

Ish-banorja e Big Brother VIP, Xheneta Fetahu, ka reaguar përmes një postimi në Instagram pas spekulimeve rreth qëllimit të vërtetë të hyrjes së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në mesazhin e saj, Xheneta sqaron se pranimi i sfidës së mosreagimit nuk kishte të bënte me ndonjë ndjenjë mallëngjimi apo dëshirë për ribashkim me dikë specifik. Ajo thekson se qëllimi i saj ishte të tregonte se njerëzit që nuk kanë guxim të përballen drejtpërdrejt, shpeshherë krijojnë versione të ndryshme pas shpine.

“Nuk u futa as se më ka marrë malli për atë njeri, e aq më pak për ribashkim,” shprehet ajo, duke përgënjeshtruar aludimet mbi motivet e saj.

Xheneta gjithashtu nënvizon se ka vijuar përpara në jetën e saj private dhe është e shkëputur nga gjithçka që ka ndodhur në “Bigu”.

“Gjithçka bashkë është e kaluar. Në jetën time private kam vazhduar, e shkëputur nga Bigu me të gjitha ndodhitë e tij,” shton ajo.

Në fund, ish-banorja lë të kuptohet se e vërteta do të zbulohet së shpejti, duke lënë ndjekësit e saj të presin për më shumë zhvillime.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X