Thursday, March 20, 2025
spot_img

Flet psikologia: Çfarë tregon gjuha e trupit të Eglit në raport me Gjestin

- Advertisement -..

E ftuar në “Live From Tirana” psikologe Bona Miekley ka komentuar rikthimin e Eglit në “BBV”. Psikologia u shpreh se marrëdhëniet toksike krijojnë varësi dhe sipas saj Egli duhet ta shmangte Gjestin.

“Toksiciteti është varësi. Në marrëdhëniet toksike është një varësi shumë e pashëndetshme, shumë dëmtuese. Një person i tillë duhet të kuptojë rëndësinë e asaj që po kalon. Njerëzit e quajnë normale. Nuk heqin dorë nga marrëdhëniet toksike sepse kanë ndjesinë e frikës së humbjes, kanë frikë të rrinë vetëm, i japin vetes një shpresë të kotë.

Egli duhet ta evitonte Gjestin. Unë Eglit do i thoja që është shumë vajzë e fortë, ka bërë shumë punë me veten. Do i thoja të vazhdojë të kërkojë ndihmë për t’u shëruar, për të patur një konsultë të gjatë me psikologët, të kuptojë sa e çmuar është.

Të mos lejojë të tjerët të kontollojnë ndjenjat e saj. Ajo është e vërtetë, gjuha e saj e trupit tregon shumë, sytë i ka me lot.”, tha ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X