Monday, December 23, 2024
spot_img

Para se të niseni për pushime, bëni këto gjëra!

- Advertisement -..

Një ditë para se të nisesh për pushimet që ke ëndërruar prej muajsh, ju duhet të bëni patjetër këto gjëra që i kemi renditur më poshtë:

Lajmëroni kompaninë tuaj të kartës së kreditit.

Për të siguruar që karta juaj e kreditit të funksionojë gjatë udhëtimit, kompania juaj e kartës së kreditit duhet të dijë planet tuaja të udhëtimit. Megjithatë, nëse keni pritur kaq gjatë, mund t’ju duhet të telefononi në vend që të dërgoni një formular në internet.

Kontaktoni kompaninë tuaj të telefonisë celulare.

Udhëtim jashtë? Telefononi ofruesin tuaj të shërbimit për t’ju ndihmuar të konfiguroni planin më të lirë për kryerjen e telefonatave, dërgimin e mesazheve me tekst dhe hyrjen në internet nga telefoni.

Konfirmoni të gjitha rezervimet.

Kontrolloni dy herë të gjitha rezervimet tuaja: fluturimin, hotelin, makinën me qira, restorantet, atraksionet dhe çdo shërbim tjetër që keni rezervuar.

Shikoni motin.

Gjithashtu, duhet të shikoni se si do të jetë koha në vendin që ju po udhëtoni.

Hiqni ushqimet nga frigoriferi

Pastroni frigoriferin por edhe raftet nga ushqimet që mund të prishen.

Shikoni portofolin tuaj.

Bëni kujdes se mos harroni kartat tuaja por edhe paratë kështu që kontrolloni portofolin.

Mos lini sende jashtë shtëpisë.

Mos lini asnjë send jashtë (p.sh., karriget e oborrit, jastëkët, etj) të cilat mund të dëmtohen, ose që mund të vidhen nga hajdutët.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X