Sunday, September 22, 2024
spot_img

Janë takuar që në moshën 15-vjeçare/ Futbollisti i njohur i bënë propozimin romantikë për martesë

- Advertisement -..

Futbollisti i “Manchester United”, Marcus Rashford i dha fund beqarisë,së shpejti ai do të martohet me të dashurën e tij të fëmijërisë.

Gjatë një arratisjeje pas sezonit në Kaliforni sulmuesi i Premier League u gjunjëzua para Lucia Loi dje, më pak se një javë pasi United e përfundoi sezonin e tyre në humbje ndaj Crystal Palace. Dyshja, të dy 24-vjeç, janë takuar që në moshën 15-vjeçare kur ata ishin nxënës në ‘Greater Manchester’.

Rashford e kishte planifikuar propozimin për javë të tëra dhe ia bëri pyetjen Lucias në një vilë luksoze pasi ndanë një vakt romantik tha një burim për The Sun. Ata dolën në Los Angeles për një natë romantike së bashku dhe ai i propozoi. Ishte jashtëzakonisht romantike. “Ata festuan më pas me një grup miqsh të ngushtë – duke përfshirë shokun e tij të skuadrës në United, Jesse Lingard”, -tha burimi.

Rashford ndau lajmin e ëmbël në Instagram, duke postuar një foto të çiftit duke u puthur teksa qëndronin para harku në formë zemre dhe ambientit të zbukuruar me petale trëndafili, trëndafila të bardhë, qirinj e fishekzjarre.

Lucia ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së Marcus… duke ofruar stabilitet, një ndjenjë përkatësie dhe siguri që mund të jetë e rrallë për t’u gjetur”, tha burimi për The Sun. Ata kishin qenë së bashku për tetë vjet kur Covid-19 u solli një ndarje të shkurtër. Por dyshja konfirmoi se ishin ribashkuar në janar të këtij viti. Lajmi për fejesën vjen vetëm disa ditë pasi Rashford mori çmimin për librin e vitit në ‘British Book Awards’ për ‘You Are A Champion’, një libër frymëzues për të rinjtë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X