Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Çfarë postoi 30 minuta para sulmit autori i masakrës në Teksas pasi vrau 19 fëmijë dhe 2 të rritur?

- Advertisement -..

Pas lajmit tronditës të masakrës në një shkollë fillore të martën në Uvalde, në Teksas të SHBA-së, ishin të gjithë në të njëjtën klasë, që zakonisht frekuentohej nga nxënës të moshave 9-10 vjeç. Nga të shtënat u vranë 19 fëmijë dhe dy të rritur dhe të paktën 17 persona të tjerë u plagosën.

Pas zbardhjes së çështjes autoritetet raportuan se personi përgjegjës për masakrën, Salvador Ramos kishte njoftuar për planin e tij në rrjetet sociale. Ai ishte një 18-vjeçar pa precedentë penalë dhe pa asnjë problem të njohur mendor.

Ramos shkruante “30 minuta para se të arrij në shkollë: Unë jam gati të qëlloj gjyshen”. Më vonë ai shkroi: Unë qëllova gjyshen time”.

Pastaj 15 minuta para masakrës ai shtoi: Unë jam gati të qëlloj në një shkollë fillore.

Këtë e ka konfirmuar guvernatori i Teksasit Greg Abbott, duke theksuar se vrasësi ka qëlluar në fytyrë gjyshen e tij dhe më pas ka ikur. Më pas shkoi në shkollën fillore, ku hyri nga dera e pasme.

18 vjeçari, Salvador Ramos u vra nga një agjent i autoritetit kufitar amerikan të specializuar në përgjigjen ndaj kërcënimeve terroriste të të gjitha llojeve. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, agjenti ishte në zonë si pjesë e një operacioni kundër kontrabandës së imigracionit të paligjshëm në momentin kur u dha alarmi.

Nuk dihet akoma arsyeja apo shkaku në të cilën ka çuar 18 vjeçarin të kryente këtë masakër që tronditi gjithë opinionin publikë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X