Thursday, January 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Nga krisja e deri te kërkim-falja, Gjesti ia thotë të gjitha Eglit

Gjesti i ka kërkuar një darkë Vëllait të Madh me Egli Takon për t’u sqaruar për të gjitha gjërat që kanë ndodhur mes tyre.

Ai në darkë ia ka bërë me dije banores se ka gabuar dhe se e di që nuk është i pastër.

Megjithatë, këngëtari pejan thekson se është ndjerë mirë me të dhe se ka qenë një krahë për të.

Mes tjerash Gjesti i thotë se e ka moshën për të gjetur dikë e bërë plane, por që nuk është ai i duhuri.

“Jam përshtatur me ty në shumë gjëra, t’i kam thënë të gjitha gjërat se e kam ditur që ti nuk m’i përdor. Të kam thënë të kam në krahë, më është ndenjur me ty. Më shumë se kam qeshur me ty me askënd tjetër se ka qenë energjia”, u shpreh ai.

“Të kërkoj falje për lotët e tua, kam pasur gabime. Nuk e lë veten të pastër. Prezenca e jote më ka munguar në shtëpi, nuk mund të ma mohosh, as që jam kënaqur me ty. Ka qenë energjia”, shtoi ndër tjerash.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X