Sunday, November 24, 2024
spot_img

Miqësia e tyre u prish!? Reagon për herë të parë Olsi Bylyku

- Advertisement -..

Prej kohësh është përfolur se miqësia mes Olsi Bylukut dhe Bes Kallakut ka pësuar krisje.

Vet protagonistët nuk kanë folur rreth kësaj ndonjëherë ndërsa së fundmi i ftuar në ‘’Goca dhe Gra’’ Olsi pranoi se mes tyre ka ftohje dhe shkëputje.

Thashethemet u rindizën pasi u pa mungesa e Besit dhe Xhensilës në ditëlindjen e Olsit ku ishin të ftuar shumë fytyra publike, madje u vu re edhe mungesa e një urimi.

Të them të vërtetën nuk është se kemi diçka. Me të gjithë njerëzit që nuk kanë qenë në ditëlindjen time, kam përshtypjen se ka qenë diçka momentale kur njëri për shembull nuk ka pasur kohë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshëm. Por jo të kemi patur një zënkë. Thjesht jemi ftohur dhe jemi shkëputur. Edhe kur takohemi bisedojmë për gjëra shumë të përgjithshme që mund t’i diskutoj me çdo person që takoj. Mendoj që rruga që vazhduam secili bëri që të ftohemi”, tha ai.

Megjithatë, më pas u duk se ai e thumboi Besin duke u shprehur se: “Kam vënë re te njerëzit që u ngel hatri kur nuk i ftojnë në ditëlindje. Unë kur nuk më fton dikush them me vete “A e kam merituar unë ftesën nga ai person?” Shumë njerëz shpesh ftohjen ta delegojnë dhe thonë: “E ke ti fajin pse jemi ftohur ne”. Ftohja nuk është diçka që vjen vetëm nga njëra palë, por nga të dyja. Nëse ka duhet të jesh koshient se ai nuk më ka ftuar sepse kemi patur këtë, këtë…”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X