Tuesday, January 13, 2026
spot_img

Latest Posts

Përplasje mes Limit dhe Yllit në Ferma VIP

Përplasjet mes fermerëve nuk kanë munguar në “Ferma VIP”, edhe pse spektakli ka vetëm pesë ditë që ka startuar. Ishte deklarata e Limit ajo që ndezi gjakrat mes tij dhe Yllit.

Sipas Limit, Ylli është homoseksual, deklaratë e cila është mohuar publikisht në spektaklin e sotëm nga ky i fundit.

Nga ana tjetër, Ylli është shprehur se gjatë një bisede në fermë, Limi e ka kërcënuar.

Ylli: Limi është shumë djalë i mirë, por ai nuk mundet t’a përcaktojë seksualitetin. Është mendimi i tij. Unë e pranoj publikisht që nuk jam gej. Ai më kërcënoi. Më tha: Kur të dalim jashtë, do e shohësh. Nuk thashë që është djalë i keq. Ky është mendimi im.

Limi: Ylli mu duk djalë i mirë, interesant. Më pëlqeu si djalë, por ne u ndamë për disa gjëra. Po flisnim për familjen dhe mu duk fallco. Punët e shtëpisë i bën vetëm për të rënë në sy. Deklaratën e dhashë nga mënyra si rri, si flet, zihet vetëm me gocat. Nuk bëjnë burrat ashtu.

Zhaku: Nuk ka çfarë i duhet Limit. Pse të ndikon seksualiteti i një personi? Çfarë të duhet ty nëse është gej?

Limi: Është e rëndësishme, dua të di kë kam afër.

Zhaku: Ke frikë se të kap me zor natën?

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X