Thursday, April 24, 2025
spot_img

Del mesazhi i fundit i Ilarias para tragjedisë

- Advertisement -..

Ilaria Sula, 22 vjeç, studentja shqiptare e cila humbi jetën tragjikisht në Itali, i dërgoi prindërve të saj një mesazh zanor ditën para ngjarjes fatale.

Në këtë mesazh, ajo u tha atyre se do t’u jepte para për të zgjidhur disa probleme që kishin. “Shikoni pak nëse jeni dakord! Pastaj unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet. Ok, me thuaj sërish”, dëgjohet të thotë Ilaria në mesazhin e saj.

Më pas, më 25 mars, Ilaria u largua nga shtëpia e saj në Romë pa lajmëruar shoqet e dhomës. Ajo u gjet e pajetë më 2 prill në një zonë të pyllëzuar pranë Policit, rreth 40 kilometra në lindje të Romës.

Ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e saj. Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X