Thursday, February 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Era Istrefi harron Amir Rrahmanin, ky është i dashuri i saj i ri

Prej disa muajsh, Era Istrefi është fokusuar tërësisht në karrierën e saj muzikore, duke ndarë me ndjekësit vetëm projektet e reja dhe asnjë detaj nga jeta personale.

Pas ndarjes me futbollistin Amir Rrahmani, këngëtarja nuk ka reaguar më për çështje që lidhen me marrëdhënie apo romanca të reja. Megjithatë, sipas mediave kosovare, Era ka nisur një lidhje të re me një shqiptar që jeton në diasporë.

Burime pranë rrethit të saj të afërt pohojnë se marrëdhënia është e konsoliduar, por të dy kanë zgjedhur ta mbajnë larg syve të publikut. As në rrjetet sociale, Era nuk ka lënë asnjë shenjë që mund të lidhet me këtë histori, e as nga udhëtimet që raportohet se i kanë bërë së bashku.

Mesa duket, këtë herë këngëtarja ka zgjedhur ta shijojë në heshtje dashurinë e re.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X