Wednesday, April 16, 2025
spot_img

Goditi Gjestin, Policia liron Jozin

- Advertisement -..

Pas incidentit të rëndë që u shënua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku gjatë transmetimit live të spektaklit të Big Brother Jozi goditi Gjestin.

Shërbimet e policisë menjëherë e shoqëruan në komisariat Jozefin Markun, i cili u mor në pyetje lidhur me ngjarjen në fjalë dhe u la i lirë rreth orës 05.00 të mëngjesit, raporton TCH.

Pas goditjes banori del nga shtëpia dhe futet në makinën e policisë me pranga në duar.

Jozefin Marku u rikthye në shtëpinë e Big Brother disa javë më parë, teksa ka pasur një raport të mirë me Gjestin gjatë kësaj periudhe, ku bashkë kanë shkëmbyer batuta dhe situata gazmore brenda shtëpisë, të cilat janë pritur mirë nga publiku jashtë.

Mbetet e paqartë arsyeja që shtyu Jozin të godiste Gjestin, teksa ai do hetohet në gjendje te lirë nga prokuroria e Tiranës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X