Monday, January 12, 2026
spot_img

Latest Posts

Reagon Loredana për herë të parë pas eliminimit

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale me një falënderim të ndjerë për publikun, stafin dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të saj.

Në një postim të gjatë në Instagram, Lori shpreh mirënjohjen e saj për familjen e Top Channel dhe për çdo person që ka punuar pas kuintave, duke theksuar:
“Faleminderit nga zemra të gjithëve! Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channel… gjithmonë të palodhur e të duruar.”

Ajo ndalet edhe te përjetimet personale dhe transformimi që i ka sjellë eksperienca në BBVA:

“Ky Big Brother mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka…” – shkruan ajo, duke premtuar se do të vazhdojë të jetë versioni më i mirë i vetes së saj.

Në fund të postimit, Lori sqaron edhe pjesëmarrjen në dasmën që shkaktoi reagime të shumta në publik:

“Shkova në dasmë për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë… çdo veprim ka një arsye brenda meje.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X