Monday, September 23, 2024
spot_img

Ronela Hajati / ‘Fjalët e fundit’ për Eurovisionin

- Advertisement -..

Ronela Hajati përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion dhe pas eleminimit të gjithë vërshuan në kritika.Këngëtarja reagojë pas lumit të kritikave por edhe njëherë ajo ka disa fjalë të fundit për ta mbyllur këtë kapitull.

Në rrjetin social Twitter, Ronela Hajati e cilëson Eurovisionin si një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj. Më pas ajo ka një lutje për të gjithë ndjekësit e saj, të cilëve iu kërkon të mos shpërndajnë më urrejtje dhe negativitet.

“Ok…. Kjo është gjëja e fundit që do të flas për Eurovisionin. Ajo ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës time. Pasi u skualifikuam, vrapova tek balerinët e mi, u përqafuam dhe dolëm për të kërcyer. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, artistë që i dua shumë! Dhe për fansat e mi:

Më pëlqen njerëzimi dhe kemi ardhur në këtë botë për ta bërë jetën më të bukur. Ju lutem ndaloni së shpërndari urrejtje, negativitet në komente. Muzika është bërë për t’i bërë njerëzit të bien në dashuri, të kërcejnë dhe të harrojnë problemet. Njerëzit këcyen me këngën “Sekret”, inskenim i mirë ose jo, dhe ajo ishte çfarë unë kisha ëndërruar dhe më shumë.”- shkruan këngëtarja.

Ronela gjithashtu nuk ka ka harruar dhe statuset e saj duke falendëruar të gjithë ata që i kanë falur dashuri.

“Të gjithë dhanë maksimumin! Artistë të mrekullueshëm, njerëz të mrekullueshëm. Qava shumë kur mbaroi sepse realisht ndihem ende nostalgjike! Jeta vazhdon pavarëshisht të gjithave! Dhe gjithçka çfarë mora nga kjo ishte dashura. Kështu që faleminderit nga zemra! Nuk do të pendohem kurrë!”- përfundon Ronela.

Megjithatë Ronela në Eurovizion fitoi shumë zemra të publikut të huaj dhe gjithë pjesëmarrjen e saj e shoqëroi me energji pozitive. Në shumë performanca të saj në vende të ndryshme të këngës “Sekret” ajo u duartrokit përzemërsisht.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X