Saturday, January 10, 2026
spot_img

Latest Posts

Arbana Osmani reagon pas përfshirjes nga produksioni në natën finale të ‘BBVA’

Në natën finale produksioni i ‘Big Brother VIP Albania’ kishte vendosur një insert ku morën pjesë disa prezantues, e në mesin e tyre ishin Arbana Osmani dhe Alaudin Hamiti.

Ish-prezantuesja ikonë e formatit, u shfaq në mënyrë simbolike përmes një monologu të xhiruar më herët, duke risjellë në kujtesë karrierën e saj të gjatë me “Big Brother”. Ku foli për arsyet e largimit të saj nga spektakli, duke përmendur “lodhjen”, ndërsa shumë e lexuan këtë dalje si një mesazh me nëntekste, në formë “thumbi” ndaj zhvillimeve të fundit.

Disa orë me parë Arbana ka ndarë postime nga pushimet duke treguar se është pranë më të dashurve të saj, duke qëndruar larg kësaj zhurme mediatike, shkruan “Kosovarja”.

Në foton e fundit Osmani theksoi se Dubai ka pamjen e bukur në çdo vend dhe pa dyshim po e shijon pafund.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X