Producenti i njohur, Eduard Deda, ishte një ditë më parë pjesë e panelit “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku komentoi finalistët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.
Sipas tij, Gjesti kur erdhi në BBV ishte i famshëm pasi kishte qenë në një reality show, i cili i dha shumë popullaritet.
Deda shtoi më pas se Gjesti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka bërë gafa të jashtëzakonshme dhe nuk do e fitonte në asnjë vend të botës “Big Brother”.
Producenti kujtoi momentin kur fituesi i BBV 4 mori rruzaren e Jozit dhe e hodhi në pishinë. Ai shprehet se Gjesti duhet t’i jetë falënderues komunitetit katolik që nuk e bënë kauzë.
“Gjesti do mbahet mend për shumë gjëra. Për këtë djalin, ne si shtetas shqiptarë, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Diasporës dhe të Kosovës, nuk e morën kurrë seriozisht për gafat që bëri.



