Thursday, May 1, 2025
spot_img

Keisi zbulon se është në një lidhje jashtë, Andrea: A nuk bëhet xheloz për Limin?

- Advertisement -..

Një bisedë mes Keisit dhe Andreas në mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP” ka nxjerrë në pah një detaj të panjohur më parë për publikun: Keisi është në një marrëdhënie jashtë shtëpisë së fermës.

Ajo pranoi se është në lidhje prej dy vitesh e gjysmë me një djalë 28-vjeçar, duke shtuar se nuk e ka përmendur më parë, pasi nuk dëshironte ta ekspozonte jetën e saj private në lojë.

“Nuk është tip i surprizave, por besoj se më mbështet. Mund të jetë mërzitur vetëm për ndonjë situatë. Do doja shumë ta shihja ose të dija mendimet që ka”, u shpreh Keisi, duke nënkuptuar se ndjen mall dhe pasiguri për atë që mund të ndodhë jashtë.

Andrea, duke iu referuar afrimitetit të saj me Limin në fermë, ngriti një tjetër temë delikate: “Jo pa shkak e pyeta Limin nëse do ishte jashtë dhe Keisi do ishte e dashura jote, do ja kishe pranuar këtë afrimitet? Më tha jo. Pavarësisht se ju e keni shoqërore, mund të keqkuptohet jashtë. Ke ndejtur kaq afër jash me Limin?”

Keisi e pranoi se edhe jashtë ka kontakt të ngushtë me Limin, por brenda gjërat janë ndryshe, duke shtuar: “Këtu është ndryshe situata. Nuk është se kjo më shqetëson, thjesht mendoj si mund të ndihet ai jashtë. Varet si shihet.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X