Sunday, May 4, 2025
spot_img

Motra e Gjestit reagon ashpër pas aludimeve me Djellzën !

- Advertisement -..

Blerina Kelmendi, motra e Gjestit, ka reaguar me tone të forta në Instagram, duke hedhur poshtë zërat që po qarkullojnë në rrjet për raportin e saj me Djellzën, ish-partneren e Gjestit dhe marrëdhënien e saj të përfolur me Eglin.

Në një postim të ndarë në “story”, Blerina shpreh zhgënjimin për mënyrën si po përfshihet emri i saj në një histori që, sipas saj, nuk ka asnjë lidhje me të. “Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin. Turpëruese,” shkruan ajo.

Spekulimet nisën pasi ndjekësit vunë re se Blerina nuk e ndjek Eglin në Instagram, një detaj që ndezi thashethemet për një raport të ftohtë mes tyre. Madje, aludimet shkuan deri aty sa të sugjeronin se afërsia e saj me Djellzën ka ndikuar në këtë distancë.

Por për Blerinën, këto janë vetëm supozime të pabazuara. Ajo thekson se është e lodhur nga keqinterpretime të tilla dhe kërkon që emri i saj të mos përdoret për të ushqyer drama në rrjet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X