Thursday, January 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Shpati i çon mesazh të koduar Selvijes pas ndarjes?

Gjatë javës së kaluar, “Prive” zbuloi se çifti shumë i dashur për publikun, Selvija dhe Shpati, janë ndarë, duke shkaktuar një zhurmë të madhe në publik. Vetë Shpati nuk ka qëndruar në heshtje dhe ka dhënë një sinjal të tijin për Selvijen.

Në llogarinë e tij në Instagram, Shpat Kasapi ka treguar se shumë shpejt do t’i japë publikut një super baladë të ndjerë, ku gjatë videos së postuar një pjesë e tekstit thoshte: “Nuk du me u nda, nuk du me u nda”. Kjo shihet edhe si një mesazh që ai është bërë pishman për ndarjen e tij.

Shpati dhe Selvija kanë shumë vite bashkë dhe kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes nga shtypi rozë për jetën e tyre private. Mirëpo, mesa duket, tani çdo gjë mes tyre ka marrë fund.

Vetë Selvija e ka pranuar një gjë të tillë, ashtu siç kemi transmetuar edhe në rubrikën “E vërtetë apo e pavërtetë”, që martesa e tyre tashmë ka përfunduar dhe rrugët e tyre janë ndarë, pavarësisht se të dy, në një mënyrë apo tjetër, do të jenë sërish të lidhur, pasi në mes është edhe djali i tyre i vogël.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X