Monday, September 23, 2024
spot_img

“Gati për fëmijën e dytë!”/ Xhensila Myrtezaj rrëfehet:Unë i kam prindërit e divocuar dhe kjo gjë..

- Advertisement -..

Xhensila Myrtezaj po shkëlqen në karrierën e saj,projektet që ajo lançon i kthen në hite. Hitin e fundit e ka në bashkëpunim me Elgit Dodë. Përveç suksesit që ajo ka arritur është nënë e një vajze dhe duket se ka plane të afërta për një fëmijë tjetër.

Xhensila dha një intervistë për ‘Mirage’,midis të tjerash këngëtarja tha se kur e sheh të bijën që luan vetëm i dhimbset dhe do ta bëjë atë me një motër ose vëlla. Po ashtu pranoi se edhe Besi po i kërkon një fëmijë të dytë.

“Në fakt më shumë kërkon babi(Besi) një fëmijë të dytë sesa Ajka një motër ose vëlla. Ajka e do mamin dhe babin vetëm për vete, aq më pak tani që jemi goxha të ngarkuar me punë. E përmend por jo si kërkesë. E shikoj se ka ardhur momenti për të patur një fëmijë të dytë. Ne kemi kohë që e mendojmë këtë sepse shikoj që ndonjëherë luan aty te cepi i shtëpisë me lodrat e saj pasi unë kam konsumuar të gjithë lojërat me të. E shikoj vetëm dhe kjo më krijon dhimbje. Duhet një fëmijë i dytë që të ketë Ajka një vëlla ose motër”.– tha ajo.

“Mediat shkojnë vazhdimisht dhe deri tani i bie të kisha bërë nja 7 fëmijë. E shoh veten çdo 3 muaj se jam shtatzënë në faqet e para.”- u shpreh artistja duke qeshur.

Më tej duke folur për familjen, Xhensila përmend divorcin e familjeve si arsyen pse ka ëndërruar gjithmonë që të ketë një familje të shëndetshme.

“Kam dashur gjithmonë një familje të shëndosh duke marrë parasysh edhe të kaluarën time. Unë i kam prindërit e divocuar dhe kjo gjë jo se më ka penguar në jetë por gjithmonë kam dëshiruar të kem një familje të shëndosh. Kjo ka qenë dëshira ime e parë kurse e dyta ka qenë të bëhem këngëtare.”– u shpreh ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X