Monday, May 12, 2025
spot_img

Lim Hoti lë Fermën VIP për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025

- Advertisement -..

Ditën e djeshme në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare 2025, ku qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për përfaqësuesit e rinj në Kuvend.

Në një ngjarje të paprecedentë për vendin, një pjesëmarrës në një reality show ka lënë garën përkohësisht për të votuar. Bëhet fjalë për fermerin Lim Hoti, konkurrent në “Ferma VIP”, i cili ka dalë nga programi për të shkuar në qendrën e votimit në shkollën e mesme në Babrru

Udhëtimi i tij është ndjekur live nga produksioni i Ferma VIP, duke e kthyer momentin në një ngjarje të veçantë për publikun.

“Është shumë speciale, vendimin e kam marrë ka kohë. Mos e humbni besimin. Rruga e duhur dihet kush është,” u shpreh Hoti pas votimit.
“Dy zgjedhje në vit, fituam në Fermë, do fitojmë edhe këtu. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë, votoni dhe mos humbni besimin.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X