Prej ditësh në median rozë janë lakuar emrat e Dhurata Dorës dhe Noizyt.
Dyshja ngritën dyshime për diçka më shumë se miqësi mes tyre dhe gjithçka filloi pas disa postimeve në Instagram ku Noizy u shpreh se i mungon Dhurata.
Burime të afërta me këngëtaren bëjnë me dije se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.Dyshja gëzojnë një miqësi të shëndoshë dhe nuk ka hapësirë për diçka më shumë.
‘’Mi amor’’ mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e sollën edhe me videoklip verën e vitit 2021 dhe ishte një nga hitet më të mëdha të sezonit.