Saturday, May 17, 2025
spot_img

Pas largimit nga Ferma VIP, Alba dhe Limi krah njëri-tjetrit!

- Advertisement -..

Pas daljes nga Ferma VIP, Alba dhe Limi kanë publikuar foton e parë së bashku. Ka qenë Alba e cila në InstaStory ka postuar një selfie të saj, më dorën e Limit që i prek faqen.

Ish-konkurrentja e ka shoqëruar imazhin dhe me një mbishkrim të cilin e përdorte shpesh brenda fermës: “Loyalty over love; Besnikëria mbi dashurinë”.

Kjo foto ka bërë që rrjeti të ziejë pasi nuk dihet sesi marrëdhënia mes çiftit do të vazhdojë jashtë.

Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, së fundmi kanë lënë përfundimisht garën për çmimin e madh.

Ishte Alba e para e cila në prime-n e kaluar kërkoi të dilte nga ferma, një vendim që u bë fakt i kryer 24 orë më mbrapa.

Ajo çfarë befasoi publikun ishte ikja e banorit tjetër, Limit, i cili e la lojën vetëm pak orë pasi u largua konkurrentja me të cilën ai kishte krijuar një romancë, që ditëve të fundit duket se nuk po shkonte mirë.

E ndërsa Alba e mori vendimin për të dalë me arsyetimin se nuk duronte më sjellen që Limi bënte ndaj saj, ky i fundit u shpreh pas daljes se: “Nuk po duroja dot më, dua të dal, të vazhdoj jetën time, jetën normale, punët e mija. Kam shumë përgjegjësi jashtë dhe duhet të ikja sezbën,” u shpreh ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X