Ky ka qenë një vit shumë i ngjeshur për Marina Vjollcën. Kjo për faktin se moderatorja, brenda një viti ka ndryshuar 2 shtëpi mediatike dhe ka lançuar biznesin e saj. Marina Vjollca ka provuar të bëjë shumë gjëra në ekran, sport, spektakël, histori njerëzore, humor, dhe kudo ka shkëlqyer.
Por pas shumë ndryshimesh që ka pasur në karrierën e saj, moderatorja e sheh sërish veten jashtë nga ekrani. Sezonin e shkuar, ajo u rikthye, duke moderuar në krah të Elvis Naçit, por duket se edhe kjo eksperiencë nuk zgjati shumë për të, pasi u zëvendësua nga Bora Zemani.
Duket se për Marinën, me fillimin e vitit, kanë nisur edhe angazhime tërësisht të tjera, duke u përqendruar në biznes. Moderatorja është fokusuar këto muaj vetëm në biznesin e saj si dhe në familje. Projektet e saj dhe të Luanës, për të pasur një program në televizion dështuan, çfarë duke sjellë edhe lëvizjen e Luanës tek “Ferma VIP”. Por krejt ndryshe është situata për Marinën, që ka mbetur pa një format televiziv.
Në rrjetet sociale, moderatoren e kemi parë shumë të angazhuar me biznesin e saj, duke e parë edhe të udhëtojë shpesh jashtë vendit. Por mes angazhimit si ‘businesswomen’, ajo ka gjetur pak kohë të pushojë. Në rrjetet sociale të sajat, Marina na ka zbuluar se ka nisur pushimet, ku përzgjedhja është një vend tropikal. Në Instagramin e saj, fotot me bikini kanë marrë me shumë pëlqime dhe komente.



