Monday, May 19, 2025
spot_img

Dashuritë që nisin në rrjete sociale: Romantizëm modern apo konsum?

- Advertisement -..

Nëse dikur njiheshe në shkollë, në punë, ose në ndonjë lokal, sot gjithçka nis nga… një emoji. Ndoshta një koment në story. Ndoshta ai “më doli në explore” që tani është fjalia më e përdorur në Shqipëri për të çelur bisedë.

Ka nga ata që nga DM kanë përfunduar në pushime, në bashkëjetesë, në dasmë. Ka dhe nga ata që s’kanë shkuar kurrë përtej një “Seen-i” pas një mesazhi 3 rreshta. Dhe natyrisht… ka edhe histori që kanë përfunduar në faqe rozë, me screen të publikuara, thumbime dhe unfollow publik.

Në 2025, lidhjet nuk janë më sekrete – janë një “screenshot larg” nga trending page-i.

Fakti është: rrjetet sociale kanë ndryshuar gjithçka. Të bëjnë të ndihesh i zgjedhur, i veçantë, derisa të kuptosh që e njëjta frazë i është dërguar dhe pesë të tjerëve.

Por prapë… të gjithë i hapim DM-të me pak kuriozitet dhe pak shpresë, apo jo

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X