Në gjyqin e fundit t reperit, Sean Combs Diddy, në New York, u përmend edhe emri i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama.
Gjatë javës së dytë të gjyqit, dëshmoi David James, ish-asistent i P Diddy-t, i cili theksoi se reperi kishte një tabletë me imazhin e Barack Obamës midis stokut të tij të madh të pijeve dehëse.
“Kishte të gjitha llojet e pilulave, por njëra kishte foton e presidentit mbi të”, tha James në gjykatë të martën.
Kur prokurorja Christy Slavik i kërkoi të specifikonte se për cilin ish-president po fliste, ai u përgjigj: “Presidentin Obama”.
James pretendoi se Combs mbante midis 25 dhe 30 shishe me pilula, duke përfshirë Percocet, ekstazi, Viagra, pilula për dietë dhe shtesa dietike për të rritur dhe përmirësuar cilësinë e spermës, në çantën e tij të tualetit gjatë qëndrimit të tij në hotel.
Gjyqi i P Diddy-t është plot me dëshmi dhe hetues të cilët pretendojnë se ai abuzoi seksualisht, fizikisht dhe verbalisht me viktimat e tij, përfshirë ish-të dashurën Cassandra Cassie Ventura.
Kujtojmë që, P Diddy është në gjyq për shantazh, trafikim qeniesh njerëzore dhe transportim për prostitucion. Ai përballet gjithashtu me dhjetëra padi civile që e akuzojnë për sulm seksual.
Ashtu si më parë, reperi i mohon të gjitha akuzat