Friday, May 23, 2025
spot_img

Fevziu sqarim për Artan Lamen: “Është ende në jetë”

- Advertisement -..

Emisioni “Opinion” ka nisur ndryshe mbrëmjen e djeshme. Gazetari Blendi Fevziu në nisje të puntatës , u shpreh se do të bënte një anonçim, të cilin e quajti më të vështirin në jetën e tij. Ndryshe nga sa ka qarkulluar lajmi ditën e djeshme për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, Fevziu sqaron se ky i fundit është ende në jetë dhe ndodhet në koma cerebrale.

Fevziu shprehet se ky lajm është një kërkesë e familjes së tij, që një gjë që nuk ka ndodhur të mos bëhet fakt i kryer.

“Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë. Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë. Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende”, u shpreh Blendi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X