Saturday, December 6, 2025
spot_img

Latest Posts

Një aksident i frikshëm në Rusi: Shembet ura, treni del nga shinat

Dy incidente pothuajse identike që përfshinin shembje urash dhe dalje trenash nga shinat ndodhën brenda pak orësh në Rusi. Edhe pse deri këtë mëngjes autoritetet ruse nuk i lidhën zyrtarisht dy incidentet, një senator aludoi për sabotim, duke treguar drejtimin e Ukrainës.

Një aksident ndodhi të shtunën në mbrëmje, në orën 22:44, në rajonin e Bryansk, kur një urë rrugore u shemb mbi shinat hekurudhore, duke rezultuar në daljen nga shinat e një treni pasagjerësh.

Guvernatori i rajonit të Bryansk , Bogomaz, raportoi nëpërmjet Telegram se “për shkak të shembjes së një ure mbi shina, për fat të keq kemi 7 të vdekur”. Ai foli gjithashtu për 66 të plagosur, përfshirë 3 fëmijë.

Tre viktima, nga të cilët një fëmijë është në gjendje të rëndë, ndërsa 47 persona janë të shtruar në spital.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X