Monday, September 23, 2024
spot_img

Spartak Ngjela sërisht “flirt” me Bora Zemani

- Advertisement -..

Avokat Spartak Ngjela nuk i ka kursyer përsëri komentet pozitive dhe simpatinë që ai ka për moderatoren e njohur Bora Zemani.

Pas deklaratave ku ai e cilësonte atë si ikonë të bukurisë, sërish i ka thurur lavde. Në një intervistë për News24, Ngjela është shprehur se ato që ka shprehur për moderatoren janë komplimente.

“Ajo ka pushtuar gjithë mediat me nivelin e saj aktorial, me bukurinë dhe elegancën e saj”, tha Ngjela.

Ndërsa i pyetur nëse është i dashuruar, avokati u shpreh se nuk mund t’i bëhet kjo pyetje, por siguroi se ka raport erotik me dikë, për të cilën nuk dha më shpjegime.

99-2-770x440

Pjese nga intervista

Spartak Ngjela: Po të ishte ndjerë keq Bora Zemani, do më vinte dhe mua në vështirësi, por ajo tha ishte shumë koment i bukur. Ishte një kompliment normal dhe nuk ishte gënjeshtër, ajo ka pushtuar gjithë mediat me nivelin e saj aktorial, me bukurinë dhe elegancën e saj.

Pyetje: Pse thoni nivelin aktorial?

Spartak Ngjela: E ka të mirë dhe nivelin aktorial, aktore është.

Pyetje: A je i dashuruar?

Spartak Ngjela: Është një pyetje që nuk flitet. Që kam raport erotik nuk diskutohet. Ajo është një çështje që e dimë vetëm unë dhe ajo tjetra. Jo të gjitha dashuritë janë sëmundje. Janë kënaqësi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X