Duket se Sara Hoxha po e shijon verën në mënyrën më të bukur, në qetësi, pranë vajzës së saj Poem Blu, dhe larg zhurmës së përditshme. Influencerja e njohur ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të ëmbla dhe të kuruara në detaj, ku nënë e bijë shfaqen buzë bregdetit, mes diellit dhe rërës.
Edhe pse nuk është bërë i ditur destinaconi nga vetë Sara, vlen të përmendet fakti së nënë e bije po kënaqen shumë dhe këtë detaj e dëshmojnë më së miri fotot e publikuara.
Megjithatë, postimet e fundit kanë ngritur shumë pikëpyetje. Kush po e shoqëron tjeter Sarën në këto pushime? Në disa prej fotografive duken dhe figura të tjera, fytyra të panjohura për publikun, por që nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Identiteti i tyre nuk është zbuluar, por spekulimet kanë nisur.
Por ajo që e bën këtë udhëtim akoma më intriguese janë zërat që po qarkullojnë prej kohësh mbi jetën e saj personale. Pas ndarjes së shumëpërfolur me reperin Ledri Vula, me të cilin ka sjellë në jetë vajzën e tyre Poem, flitet se Sara mund të ketë nisur një romancë të re.
Djali në fjalë është i biri i një prej biznesmenëve të njohur të Tiranës, i cili është parë në shoqërinë e Sarës. E kur kanë kaluar shumë pak nga ky lajm, duket se lidhja është konkretizuar. Në media të ndryshme, ka qarkulluar lajmi se tashmë Sara ka nisur një histori të re dashurie, që po e mban shumë diskrete.
Sara dhe djaloshi në fjalë janë parë së bashku jo vetëm në Tiranë, por edhe në jug të vendit. Miqtë e ngushtë pranë saj, refuzojnë që të ndajnë detaje nga kjo histori, duke u shprehur se nuk dinë asgjë për romancën e re. Megjithatë, dyshja tashmë ka nisur të ‘pikaset’ nga sytë e kureshtarëve, duke qenë tashmë vetëm çështje kohësh për të pasur edhe foton e parë të këtij çifti.