Monday, September 23, 2024
spot_img

Elon Musk flet për herë të parë për Johnny Depp dhe Amber Heard

- Advertisement -..

Elon Musk theu heshtjen për Amber Heard dhe Johnny Depp pasi avokatët e tyre dhanë argumentet përfundimtare në gjyqin për shpifje.

Heard dhe Musk ndezën thashethemet për romancë rreth korrikut 2016. Ata dolën publikisht së bashku për herë të parë dhe gjithashtu e bënë lidhjen zyrtare në Instagramit në prill 2017. Gushtin e ardhshëm ata u ndanë.

CEO i ‘Tesla’ dhe ‘SpaceX’, i cili ka qenë në lidhje me aktoren për disa muaj pas ndarjes së çiftit, fillimisht u konisderua si dëshmitar i mundshëm në këtë rast, por në fund nuk dëshmoi. Megjithatë në një status në Twitter ai shkroi: “Shpresoj që ata të dy të vazhdojnë përpara. Në më të mirën e tyre, ata janë të dy të pabesueshëm.”

Musk e bëri komentet e tij duke iu përgjigjur shkencëtarit të MIT Lex Fridman, i cili shkroi në Twitter: “Përfundimet e mia nga gjyqi Johnny Depp kundër Amber Heard: 1. Fama është një drogë e tmerrshme (për disa). 2. Psikiatrët dhe avokatë vijnë nga nivel drastike të ndryshme aftësish. 3. Të gënjesh miliona njerëz është diçka që njerëzit janë të aftë ta bëjnë. 4. Dashuria mund të jetë një rrëmujë. 5. Mega pint of wine.(referuar deklaratës së Amber për Johnnyn)”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X