Tuesday, June 17, 2025
spot_img

Prapaskenat/ Vese, xhelozi dhe dështime, ndarja e Shpat Kasapit nga bashkëshortja!

- Advertisement -..

Vetëm një muaj më parë, shkruam për një ndarje jo dhe aq të lehtë që ishte duke ndodhur mes Shpat Kasapit dhe bashkëshortes së tij, Selvijes. Në një postim në rrjetet sociale, ka qenë kjo e fundit që ka konfirmuar jo vetëm ndarjen, por edhe momentet e vështira që ka kaluar në këtë martesë.

Selvija postoi një mesazh emocional në InstaStory-n e saj, duke lënë të kuptohet se gjërat mes saj dhe këngëtarit mund të kenë marrë fund. Ky postim ka ndezur një valë diskutimesh mes fansave dhe medias, pasi tani shumë prej tyre janë të bindur se ndarja është zyrtare.

“Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet. Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj… Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua, dhe as unë pa të”, shkroi ajo krahas një fotoje.

Burimet flasin se çifti, që pas shpërnguljes në Tiranë ka pasur probleme të shumta. Shkak për këtë janë bërë jo vetëm xhelozitë e Selvijes, por edhe ndryshimi që erdhi bashkë me zhvendosjen.

Konfliktet e çiftit kanë qenë të rënda dhe veç xhelozive, akuza ka pasur edhe për vese nga ana e këngëtarit. Në këtë situatë, pas shumë debatesh që çifti ka pasur, të dy i kanë dhënë fund raportit të tyre, në një mënyrë goxha të vështirë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X