Sean “Diddy” Combs ndodhet në qendër të një prej gjyqeve më të bujshme të viteve të fundit, ku përballet me akuza për trafik seksual dhe përfshirje në një organizatë kriminale. Gjatë seancës së fundit të mbajtur të hënën në Nju Jork, juria u përball me prova tronditëse: video të ashtuquajtura “Freak Offs”, të realizuara në hotelin “Trump International”.
Pamjet, që tregonin orgji seksuale në të cilat sipas aktakuzës ishte e pranishme edhe këngëtarja Cassie Ventura, ish-e dashura e Diddy-t, u shfaqën vetëm për jurinë, të pajisur me kufje. Disa nga anëtaret femra të jurisë u panë teksa lëviznin në mënyrë të parehatshme në vendet e tyre dhe shfaqnin reagime të dukshme shqetësimi.
Gjykatësi Arun Subramanian vendosi më herët të largojë një nga anëtarët e jurisë për shkak të deklaratave kontradiktore rreth vendbanimit të tij.