Monday, December 29, 2025
spot_img

Latest Posts

Ja pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbës !

Cristiano Ronaldo, një nga sportistët më të disiplinuar dhe të njohur në botë, ka tërhequr sërish vëmendjen me një zakon: lyerjen e thonjve të këmbëve.

Sipas gazetës gjermane BILD, 39-vjeçari e praktikon këtë veprim për arsye higjienike dhe mbrojtëse, duke parandaluar bakteret dhe kërpudhat që mund të shfaqen për shkak të djersës në këpucë.

Ky zakon nuk është i panjohur mes sportistëve profesionistë, veçanërisht në sporte si boks, MMA dhe atletikë. Emra të mëdhenj si Mike Tyson dhe Israel Adesanya kanë përdorur të njëjtën praktikë gjatë karrierës së tyre për të mbajtur higjienën e këmbëve në nivel të lartë.

Përveç kësaj, Ronaldo njihet për përkushtimin ekstrem ndaj shëndetit dhe formës së tij fizike. Ai përdor unazën inteligjente “Oura Ring”, e cila monitoron gjumin, temperaturën, ritmin e zemrës dhe aktivitetin fizik, pjesë e një rutine të detajuar që përfshin deri në pesë sy gjumë në ditë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X