Monday, September 23, 2024
spot_img

Lajmi që po ‘çmend’ mediat / Can Yaman ‘çift’ me aktoren më të pëlqyer turke

- Advertisement -..

Aktorin shumë të njohur në Turqi me origjinë shqiptare, Can Yaman, mund ta shohim krah një prej aktoreve më të mira turke Hande Ercel. 

Mësohet se aktori është pranë një bashkëpunimi për realizimin e një seriali të ri për Disney+ që do të titullohet “El Turco” dhe pagesa e aktorit shkon deri në 850 mijë euro për episod. Seriali do të xhirohet në Itali, siç zbulohet nga vetë Can Yaman dhe në krah të tij mund të jetë edhe Hande Erçel (aktorja e njohur për rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”).

“El Turco”, i cili, siç është paralajmëruar tashmë, mund të rikthejë në ekran edhe yllin e “Dashuria është në ajër”, Hande Erçel, përkrah Can Yaman.

Mund të jetë një çift i artë ai që bën bashkë Can Yaman dhe Hande Erçel. Aktualisht, ata rezultojnë të jenë aktori dhe aktorja më e pëlqyer në Turqi (sipas renditjes së hartuar nga faqja IMDB). Në dhjetë më të pëlqyerit janë gjithashtu Kerem Bursin dhe Kivanç Tatitlug, ndërsa Demet Ozdemir është në vendin e njëmbëdhjetë. Kjo e fundit, nga të gjithë aktorët e sapopërmendur, është e vetmja që është në xhirimet e serialit të ri që do të transmetohet në Disney +.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X