Blogerja e njohur Sara Hoxha festoi ditën e saj të lindjes dje, duke organizuar një festë të madhe në Itali.
Në këtë event të veçantë, ajo kishte mbledhur disa nga personat më të afërt, mes tyre edhe biznesmeni Erik Fullani.
Prej kohësh në rrjet është përfolur për një lidhje të mundshme mes Sarës dhe Erikut, sidomos pasi u panë bashkë edhe gjatë pushimeve. Prania e tij në festën e ditëlindjes ka shtuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve.
Megjithatë, deri tani, as Sara dhe as Eriku nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.

