Ka mbërritur sezoni i Gaforres, një nga periudhat më emocionale dhe ndikuese të vitit astrologjik. Nga 21 qershori deri më 22 korrik, ky sezon sjell në qendër ndjenjat, kujdesin për të tjerët, dhe lidhjet e thella emocionale.
Gaforrja, shenja e udhëhequr nga Hëna, është simbol i ndjeshmërisë, intuitës dhe dashurisë për familjen. Gjatë kësaj kohe, edhe shenjat e tjera do të ndiejnë një nevojë më të madhe për siguri emocionale, për kujdes të ndërsjellë dhe për të rikthyer balancën në marrëdhëniet personale.
Çfarë sjell ky sezon?
– Rritje të ndjeshmërisë dhe nevojës për afeksion
– Kohë ideale për të rikthyer lidhje të vjetra
– Thellim të marrëdhënieve familjare dhe miqësive të vërteta
– Kujdes më i madh ndaj vetes dhe të tjerëve
Gaforrja – Zemra e ndjenjave, mbretëresha e kujdesit
E lindur mes 21 qershorit dhe 22 korrikut, Gaforrja është një shenjë uji, e udhëhequr nga Hëna dhe kjo ndikon thellësisht në natyrën e saj të ndjeshme, intuitive dhe shpirtërore.
E ndjeshme, por e fortë
Mos e merrni për të dobët vetëm sepse është e ndjeshme. Gaforrja është një nga shenjat më të fuqishme emocionalisht. Ajo ndjen gjithçka thellë, mban mend çdo fjalë, por sërish është aty për të ndihmuar, për të dashuruar, për të mbrojtur.
E lidhur fort me shtëpinë dhe familjen
Për një Gaforre, familja është gjithçka. Është shenja që ndien nevojën për siguri, për ngrohtësi dhe për rrënjë. E gatuar për të krijuar një ambient të dashur dhe të mbrojtur për ata që do.
Intuitive dhe misterioze
Askush nuk lexon më mirë atmosferën e një ambienti sesa një Gaforre. Ajo ndjen edhe atë që nuk thuhet. Mund të mos flasë shumë, por e di gjithçka që po ndodh sepse ndjeshmëria e saj është superfuqia e saj.
Kur lëndohet… mbyllet në guaskë
Ashtu si simboli i saj, gaforrja ajo ka një guaskë mbrojtëse. Kur ndjehet e lënduar ose e tradhtuar, tërhiqet, ftohet dhe hesht. Por nëse arrin ta fitosh besimin e saj… ajo do të të japë gjithçka.
Në dashuri… romantike pa kthim
Në dashuri, Gaforrja është besnike, e përkushtuar dhe shpesh idealiste. I dhuron gjithçka partnerit, por pret edhe ndjeshmëri, kujdes dhe siguri në kthim. Nëse nuk ndjehet e dashuruar thellësisht, ajo largohet, pa zhurmë, por përgjithmonë.