Që prej pak orësh, rrjetet sociale kanë shpërthyer pas një fotografie të publikuar nga Alfio Rrotani, ku ai shfaqet krah një vajze bjonde. Pa dhënë asnjë koment apo mbishkrim,postimi i tij la shumë vend për interpretime dhe dyshime mbi një lidhje të re.
Vajza që shfaqet në krah të kuzhinierit të njohur quhet Joana Gjonaj një inxhiniere dhe sipërmarrëse aktive në rrjetet sociale, me një profil diskret por plot stil.
Dhe nëse kishte ende dyshime, ato janë hequr, pasi edhe Joana ka ndarë në Instagram një story ku shfaqet duke pozuar me Alfion, në të njëjtën pamje përqafimi. Të dy e kanë mbuluar pjesërisht fytyrën me telefon, por gjestet dhe afërsia flasin vetë.
Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike, por për ndjekësit, kjo është më shumë se një konfirmim. Një romancë e re duket se sapo ka dalë në dritë.
