Mëngjesin e së shtunës një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Ferizajt dhe tërë Kosovën, ku i vrarë mbeti Gazmend Hyseni dhe dorasi po dyshohet të jetë Qëndrim Januzi, vëllau i reperit Buta.
Prej tre ditësh kjo vazhdon të jetë ngjarja më e komentuar ndërsa Buta sapo ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes.
“I falënderoj krejt per mesazhet mbështetëse per Qendrimin se nuk po muj me jau kthy krejtve. E mediave, portaleve edhe “gazetareve” duhet me ju ardh marre per krejt kto rrena, shpifje e njollosje qe menxi presin me i shpik per dy klikime ma shume. Shyqyr njerzit janë t’meçem e shohin përtej rrenave t’juja e nuk ndikohen qaq sa doni ju”, ka shkruar Buta.
Sipas raportimeve tashmë i ndjeri ishte shok i vëllezërve Jonuzi ndërsa kohëve të fundit kishin prishur raportet për arsye deri tani të pa ditura.