Pas disa vitesh ndarje nga Fatma, Alfio më në fund ka bërë publike historinë e re të dashurisë. Partnerja e kuzhinierit të famshëm është biondja që herë pas herë është shfaqur krah tij.
Bëhet fjalë për Joana Gjonaj, një inxhiniere dhe sipërmarrëse aktive që në qarqet sociale të Tiranës është mjaft e njohur. Lidhja mes çiftit duket se është në ditë konsoliduar tashmë dhe dyshja është gati që të dalë edhe publikisht. Kujtojmë se pas ndarjes nga Fatma Methasani, kjo është historia e parë që bëhet publike nga Alfio.
Më herët, kuzhinieri ka folur edhe publikisht për shkaqet që çuan drejt ndarjes. Alfio tha se vjen momenti kur e kupton se marrëdhënies i ka ardhur fundi, ndërsa shtoi se të vjen keq kur ndahesh, por nuk mund të kthehesh pas. Ai, gjithashtu, tha se beson te shprehja ‘supa po u ftoh nuk hahet më’, duke konfirmuar kështu se nuk do të ketë më rikthimin me nënën e djalit të tij.
“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar ditët më të bukura të jetës time. Pak rëndësi ka kush iku. Vjen një moment kur thua ‘ok, do ndahem me këtë personin’, ia shpreh familjes, shoqërisë dhe vjen një moment kur realisht ndahesh. Ndihesh keq, por nuk rikthehesh. Nuk ka shanse të kthehesh, por nuk ka lidhje me egoizmin. Unë besoj te ajo shprehja; ’supa po u ftoh, ngrohte sa të duash, nuk hahet më’. Tani e kam kaluar”, tha Alfio, ndërsa shtoi se dashuria e madhe nuk harrohet duke u lidhur me dike tjetër, por duke i dhënë kohë vetes.