Këngëtari i njohur shqiptar, Stine, ka folur së fundmi për një nga romancat më të përfolura të së kaluarës, atë me moderatoren Roza Lati.
Në një intervistë të dhënë për emisionin “Andale”, artisti u pyet për këtë marrëdhënie që daton që në vitin 2010, një kohë kur të dy ishin shumë aktivë në botën e showbiz-it dhe lidhja e tyre u kthye në temë të diskutuar nga mediat dhe publiku.
I pyetur se si e kujton këtë periudhë sot, Stine u shpreh:
“Asnjë gjë, kohë e bukur. Jam me fat që kam qenë në atë moment. Çdo kohë duhet respektuar.”
Megjithatë, ai theksoi se marrëdhënia me Rozën ka mbetur vetëm në kujtime dhe nuk ka pasur asnjë lloj kontakti mes tyre prej vitesh:
“Nuk është se kemi kontakte, e as që jemi miq,” tha ai, duke lënë të kuptohet se raporti është i mbyllur dhe nuk ka ndonjë vazhdimësi në jetën personale të tij.
Kujtojmë që moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin.
Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit.
Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka theksuar se mes tyre ka shumë dashuri.
“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin,” u shpreh ajo.