Thursday, November 14, 2024
spot_img

Ina Kollçaku shpjegon deklaratën e saj/ “Tradhtojeni të dashurin”

- Advertisement -..

Dy ditë më parë Ina Kollçaku postoi një video në rrjetin e saj Tik Tok  duke iu bërë thirrje të gjitha vajzave:

”Vajza, një rikujtesë miqësore… mos e lini të dashurin tuaj t’ju ndalojë së gjeturi dashurinë e vërtetë të jetës suaj”.

Reagimet ndaj kësaj videoje ishin të shumta duke keqkuptuar kontekstin dhe mesazhin që Ina donte të jepte dhe sqarimin e bëri vetë Ina nëpërmjet një lidhje në Skype për “ABC e Mëngjesit” duke treguar se si qëndron e vërteta e këtij mesazhi.

Ajo theksoi se kjo video mund të këtë qenë si një tendencë për të prekur situatën e vajzës nga Librazhdi që u kap duke tradhëtuar të fejuarin dhe më pas u dhunua nga të dy prindërit e tij.

“Unë bëra një video në ‘Tik Tok’ që e kanë bërë shumë vajza me një voice. Gjatë kësaj kohe ishte duke u dhënë shfaqja ime në Teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ dhe e përdora këtë video për të ngacmuar, në ato momente madje isha e veshur me veshjen e rolit.

Ajo që kam thënë për vajzat është që të ndahen dhe mos të qendrojnë në një lidhje të palumtur. Nuk kishte asgjë më shumë se kaq.

Mund të ketë qenë edhe tendencë video që po qarkullonte sepse ishte shumë shokuese. Unë jam duke bërë një master të dytë dhe një pedagoge tha që ishte shumë tronditëse. Edhe unë reagova ndër të parët personazhe që reaguan. Disa persona nuk kanë hapur fare lajmin kanë lexuar vetëm titullin dhe e kanë marrë ashtu”, -tha ndër të tjera ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X