Saturday, July 12, 2025
spot_img

Djali i “El Chapo” pranon fajësinë në SHBA, ja sa do të dënohet

- Advertisement -..

Një nga djemtë e narkobosit meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, Ovidio Guzman Lopez, ka pranuar fajësinë para një gjykate amerikane, si pjesë e një marrëveshjeje që i siguron një dënim më të lehtë me burg.

I njohur me nofkën “El Ratón” (Miushi), Ovidio 35-vjeçar është i vetmi nga katër djemtë e udhëheqësit të kartelit që ka arritur një marrëveshje me drejtësinë amerikane dhe ka pranuar fajin. Babai i tij, El Chapo, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA, i shqiptuar në vitin 2019, shkruan theguardian.

Prokurori amerikan Jay Clayton deklaroi të premten në gjykatën e Manhattan se ky është një “hap i rëndësishëm për të mbajtur kartelin Sinaloa dhe udhëheqësit përgjegjës për rolin e tyre në epideminë e fentanilit, një drogë që ka marrë shumë jetë në SHBA”.

Gjykata në New York, më 1 korrik, tërhoqi akuzat për trafik droge ndaj Ovidio Guzmanit si pjesë e marrëveshjes, duke shmangur kështu gjyqin dhe duke i siguruar një dënim më të lehtë, sipas analistëve, sesa ai i të atit. Data e shpalljes së dënimit ende nuk është caktuar.

Në kuadër të marrëveshjes, Ovidio Guzman pranoi fajësinë për komplot në lidhje me trafikimin e drogës dhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, njoftoi drejtësia amerikane. Ai gjithashtu pranoi se ai dhe tre vëllezërit e tij kishin marrë rolin e të atit brenda kartelit.

Ovidio u arrestua në janar 2023 gjatë një operacioni në Culiacan, në veriperëndim të Meksikës, ku humbën jetën të paktën 29 persona.

Nëntë muaj më vonë, ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X