Saturday, January 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Paris, 36 vjeçari godet me tortë potretin e Mona Lizës në Muzeun e Luvrit

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Francë.

Një i ri është maskuar si grua, në një karrocë me rrota dhe ka vizituar muzeun e Louvre-t. Por jo me qëllimin për të parë kryeveprat që ndodhen aty, por për të shkaktuar një incident, që ka bërë xhiron e rrjetit më pas.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve të shumtë okularë, i riu është futur në dhomën ku ndodhet kryevepra e Da Vincit, Mona Lisa i maskuar. Në një moment është ngritur dhe ka goditur në fytyrë me tortë pikturën.

Fatmirësisht është përlyer me krem të bardhë vetëm xhami mbrojtës i kryeveprës. Menjëherë sapo ka ndodhur incidenti, ka ndërhyrë stafi i sigurisë, duke e nxjerrë të riun jashtë.

Ndërsa të pranishmit e tjerë kanë qëndruar për të fotografuar ngjarjen e papritur. Videot dhe fotot e Mona Lisës të përlyer në fytyrë më tortë kanë bërë xhiron e rrjetit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X