Monday, September 23, 2024
spot_img

Befason djali i Madonnas, shfaqet me fustan në eventin sportiv

- Advertisement -..

Këngëtarja Madonna mori pjesë së bashku me djalin e saj, në ndeshjen e Davis vs Romero për kampionatin botëror të peshave të lehta në kategorinë WBA në “Barclays Center”, të shtunën.

Këngëtarja 63 vjeçe, fshehu sytë pas një palë syzeve dielli ngjyrë rozë dhe veshi një xhaketë të zezë të markës “Balenciaga” në ndeshje, ndërsa ishte e shoqëruar nga djali i saj David Banda, i cili kishte veshur një fustan të kuq.

Ajo kishte vendosur për aksesorë disa gjerdan argjendi, ndërkohë i la të lirshme flokët e saj bionde.

Djali i saj David ndërkohë për aksesorë kishte bërë një përzgjedhje zinxhirësh vezullues dhe syze dielli me kornizë ngjyrë ari.

Kjo paraqitje e Madonnas vjen pak kohë pasi asaj iu ndalua të hynte “live” në Instagram pasi vazhdimisht kishte thyer rregullat e aplikacionit me postimet e saj nudo javën e kaluar.

Këngëtarja shprehu zemërimin e saj pasi zbuloi se nuk ishte në gjendje t’u transmetonte drejtpërdrejt 18 milionë ndjekësve të saj paraqitjet provokuese.

Duke shpërndarë një video të momentit kur mësoi se ishte bllokuar, Madonna deklaroi: “Nuk kam veshur kurrë kaq shumë rroba në jetën time”, megjithëse më parë i është tërhequr vërejtja nga aplikacioni për zhveshje të tepruar.

“Është e çuditshme, ata po tregohen vërtet misterioz se pse, nuk po më japin një arsye. Është si një burokraci brenda një kompjuteri”, tha këngëtarja ikonike.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X