Videoja që u bë virale nga koncerti i Coldplay në Boston, ku drejtori ekzekutiv i kompanisë Astronomer, Andy Byron, u filmua në një moment intim me drejtoreshën e burimeve njerëzore të firmës, Kristin Cabot, ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Por një nga veprimet më domethënëse erdhi nga bashkëshortja e tij, Megan Byron.
Pa dhënë deklarata publike, Megan ka bërë një ndryshim simbolik në profilin e saj në Facebook, duke hequr mbiemrin e bashkëshortit. Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një reagim i qartë ndaj situatës që ka shpërthyer në rrjet.
Skena u kap nga e ashtuquajtura “kamera e puthjes”, teksa Byron dhe Cabot u shfaqën në ekranin gjigand të stadiumit. Në video, Cabot shihet teksa përpiqet të mbulojë fytyrën nga sikleti, ndërsa Byron mundohet të shmangë vëmendjen.
