Rrezet e diellit janë burimi më natyral dhe efektiv i vitaminës D, një aleat i fuqishëm për kockat, sistemin imunitar dhe mirëqenien emocionale. Por, si çdo gjë tjetër në jetë, edhe këtu ka një “por”.
Qëndrimi i gjatë nën diell pa mbrojtje mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrit rrezikun për kancer. Ekspertët këshillojnë që 10-20 minuta ekspozim në mëngjes herët ose pasdite vonë janë të mjaftueshme për të përfituar vitaminën D pa e rrezikuar lëkurën.
Krahët, këmbët dhe fytyra janë zonat më të mira për përthithjen e diellit, por nëse ke lëkurë të ndjeshme, mos e anashkalo kremin mbrojtës, zgjidh një me faktor të ulët që nuk e bllokon prodhimin e vitaminës.
Dhe për ata ditë pa diell? Fokusohu te ushqimet e pasura me vitaminë D si peshku, vezët apo produktet e qumështit ose konsultohu me mjekun për ndonjë suplement.
Në fund të ditës, dielli është mik i shëndetit… nëse dimë si ta mbajmë afër pa u djegur.