Saturday, December 6, 2025
spot_img

Latest Posts

Meksikë, ferri nën tokë: Zbulohen 32 trupa në një pronë private

32 trupa të pajetë janë gjetur në një pronë private në komunën Irapuato, në shtetin meksikan Guanajuato, një nga zonat më të përgjakshme të vendit. Sipas autoriteteve, trupat u zbuluan në varre të fshehta në zonën La Calera, aty ku ekipet mjeko-ligjore po punonin që prej 30 korrikut.

Zbulimi tronditës vjen vetëm dy muaj pas një masakre tjetër në Irapuato, ku u vranë 12 persona në një festë lagjeje.

Guanajuato ndodhet në qendër të një lufte të egër mes Kartelit Jalisco dhe grupit rival Santa Rosa de Lima, që e ka kthyer shtetin në një nga më të dhunshmit në Meksikë, me mbi 1,500 vrasje vetëm këtë vit.

Autoritetet po përpiqen të identifikojnë viktimat, ndërsa numri i të zhdukurve në rang kombëtar mbetet alarmant: gati 132 mijë persona.

Një Meksikë që kërkon drejtësi, por gjen vetëm varre të heshtura.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X